Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti priti sot kryetarin e Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, me bashkëpunëtorë. Në këtë takim u bisedua për gjendjen e përgjithshme ekonomike në vend, sidomos për pasojat që po i ndien sektori privat, për shkak të pandemisë Covid 19, transmeton arbresh.info
Kryeministri Hoti theksoi se, krahas menaxhimit të pandemisë Covid 19, Qeveria e Kosovës e ka prioritet kryesor pakon e rimëkëmbjes ekonomike të vendit, për realizimin e së cilës AKB-në, odat ekonomike dhe shoqatat e tjera të bizneseve i sheh si partnerë të rëndësishëm.
Kryeministri Hoti theksoi se Qeveria është e vendosur që t’u gjendet pranë bizneseve dhe prodhuesve të vendit, duke u krijuar atyre lehtësi administrative, ulje taksash, subvencione, grante etj., në mënyrë që prodhuesit tanë ta zhvillojnë veprimtarinë e tyre dhe ta ndihmojnë zhvillimin ekonomik të vendit.
Kryetari AKB-së, Agim Shahini e njoftoi kryeministrin Hoti për vështirësitë e shumta me të cilat po ballafaqohen bizneset në vend gjatë gjithë kohës së pandemisë COVID-19. Së këndejmi, ai kërkoi që Qeveria e Kosovës t’i vazhdojë hapat lehtësues për bizneset private, të cilat, siç pohoi ai, në këtë situatë vërtet kanë probleme serioze, ndaj u nevojitet ndihma dhe kujdesi i shtetit./ arbresh.info/
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...