Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka deklaruar se Qeveria do të ndajë një fond për t’u dalë në ndihmë familjeve të prekura nga vërshimet.
Hoti, ka vizituar sot komunën e Vushtrrisë për t’u njoftuar nga afër me dëmet të cilat i kanë shkaktuar kësaj komune reshjet atmosferike të ditëve të fundit.
Hoti me këtë rast tha se fondi pritet të ndahet në bazë të kapaciteteve që ka Qeveria e Kosovës.
“Në Qeveri do të ndajmë një fond në bazë të mundësive që t’u ndihmojmë familjeve në nevojë nga vërshimet. Ne jemi në tërën çdo ditë, jam takuar me kryetarët e komunave që kanë dalë në teren”, shtoi Hoti.
Hoti edhe një herë ka përgëzuar FSK-në, Agjencinë e Emergjencave dhe Shtabet Lokale të cilat pandërprerë janë në terren në mbikëqyrje të situatës dhe ofrim të ndihmës për qytetarët dhe familjet e prekura nga vërshimet.
Kosova u përballë me vërshime të shumta gjatë ditëve që lamë pas si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, që shkaktuan edhe dëme ekonomike në familje të ndryshme./arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...