Ai ka thënë se kjo marrëveshje ishte kritikuar nga opozita e atëhershme për arsye të ndryshme por të paqëndrueshme, që kanë pas për synim ngritjen e numrit të përkrahësve.
“Një pjesë e asaj opozite tash është në Qeveri dhe ne presim të tregohet maturi për këtë marrëveshje. Dje, Qeveria ka pranuar studimin e fizibilitetit të liqenit të Ujmanit të përgatitur nga SHBA-të dhe ka qenë absurde deklarimi i opozitës së atëhershme se ky studim cenon sovranitetin e territorit të Kosovës. Sot, dua një përgjigje nga Qeveria se a e cenon sovranitetin ky studim i bërë nga partneri kryesor i Kosovës, SHBA-të”, ka thënë Hoti.
Ai i ka bërë ftesë qeverisë aktuale që të kujdesen për realizimin e projekteve të kësaj marrëveshje, ndryshe nuk do ta kenë gjatë qeverisjen./arbresh.info/