Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se po vazhdon rënia ekonomike në Kosovë.
Deputeti aktual i LDK-së e ka bazuar këtë konstatim në të dhënat e fundit të Agjensisë së Statistikave.
“Rënia ekonomike në Kosovë po vazhdon si rezultat i krizës globale, por është ndikuar shumë nga rënia e investimeve publike. Ja argumentet nga të dhënat e Agjencisë së Statistikave.
FIGURA 1. Bruto Produkti Vendor është në rënie të vazhdueshme nga tremujori i dytë i vitit të kaluar. Vitin e ardhshëm, kjo do të reflektohen në rënie të punësimit, të të ardhurave dhe fitimeve të firmave. Dhe në fund në rënie të të hyrat buxhetore.
FIGURA 2. E dhëna më shqetësuese është rënia në “Formimin e Bruto Kapitalit” nga fillimi i mandatit të kësaj qeveria. Në tremujorin e dytë të këtij viti rënia ishte tepër e madhe -16.81%, ndërkaq në të tretin -2.33%. Kjo do të përkeqësojë aftësinë prodhuese të ekonomisë së Kosovës në vitet në vijim.
FIGURA 3. Kësaj situate i ka kontribuar rënia e shpenzimeve qeveritare nga fillimi i mandatit të kësaj qeverie. Në tremujorin e parë të këtij viti shpenzimet qeveritare kanë rënë me -3.11%, në të dytin me -2.81% dhe në të tretin janë rritur me 0.52%. Kjo vjen si rezultat i rënies shumë të madhe të investimeve kapitale, si në nivelin qendror ashtu edhe në nivelin lokal.
Viti i ardhshëm mund të jetë i vështirë. Duhet ristrukturim i madh i shpenzimeve publike për të parandaluar thellimin e krizës. Duhet nisur projekte madhore infrastrukturore për të gjeneruar aktivitet të shtuar ekonomik. Duhet të sigurohemi që sektori privat merr sinjale pozitive dhe fillojnë investimet e reja të jashtme dhe të brendshme” shkruan Hoti në Facebook. /arbresh.info/
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...