Hoti publikon pamje të një rruge të dëmtuar në Pejë: Ja si janë harxhuar 8.63 miliardë euro këto tri vite

12:13 | 15 Tetor 2023
E.H

Ish-kryeministri njëherësh edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka publikuar pamje të një rruge në Pejë e cila siç shihet ka filluar të dëmtohet.

Në videon e publikuar nga Hoti në rrjetin social Facebook, flet një person i cili pretendon se rruga në fjalë është asfaltuar para disa javësh, shkruan Arbresh.info.

Ndërsa Hoti shkruan: Ja si janë harxhuar 8.63 miliardë euro këto tri vite.

“Këtu jemi në rrugën që çon nga qyteti i Pejës për në grykën e Rugovës. Ndodhem pikërisht te patriarkana e Pejës, pra manastiri i Pejës, kisha serbe ortodokse. Këto pamje që po i shihni vërehet asfalti tërësisht i plasaritur dhe vërehet ngjyra e zezë e asfaltit që tregon që kjo rrugë është ndërtuar para disa javëve. Është ndërtuar me fondet dhe buxhetin e Qeverisë së Kosovës dhe e mbikëqyrur nga Qeveria. Pamjet nuk duan koment, shihet se çdo gjë është kryer vetëm shkel e shko dhe se asfalti është dëmtuar në tërësi, që i bie se buxheti dhe paraja publike është keqpërdorur dhe abuzuar deri në fund”, thuhet në videon e publikuar nga deputeti Hoti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme