Hoti publikoi video të asfaltit të dëmtuar në Pejë, reagon Durmishi: Pamjet janë të vërteta, e kemi dërguar lëndën në Prokurori

15:56 | 15 Tetor 2023
E.H

Pak orë më parë, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka publikuar një video të rrugës Pejë-Rugovë e cila ka filluar të dëmtohet, vetëm disa javë pas asfaltimit.

Ndaj kësaj ka reaguar zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi i cili ka thënë se ato pamje janë të vërteta, shkruan Arbresh.info.

Lexo edhe:

Hoti publikon pamje të një rruge të dëmtuar në Pejë: Ja si janë harxhuar 8.63 miliardë euro këto tri vite

Me anë të një postimi në Facebook, Durmishi ka thënë se lëndën tashmë e ka dërguar në prokurori sepse sipas tij ka elemente të veprës penale.

Postimi i plotë i Durmishit:

Avdullah Hoti e paska postuar një video të gjendjes në rrugën Pejë – Rugovë.

E vërtetë është ajo që shihet në atë video.

Ne kemi nënshkruar një kontratë për sanimin e asaj rruge me qëllimin që ta rregullojmë rrugën shumë të dëmtuar.

Kemi pasur shumë ankesa nga qytetarët se nuk po punohet si duhet dhe ne kemi formuar një komision profesional që ta konstatoj gjendjen.

Të gjeturat e këtij komisioni janë se jo vetëm cilësia e punimeve që është jashtë çdo standardi por se janë bërë pagesa edhe për pozicione që nuk janë punuar fare.

Menjëherë sapo e kemi pranu këtë raport të komisionit ne kemi fillu procedurë disciplinore ndaj menagjerit të kësaj kontrate dhe lënden e kemi dërguar në prokurori sepse jemi të bindur që në këtë rast ka elemente të veprës penale.

Kemi informata që prokuroria ka filluar menjëherë që të marrë veprime dhe ne po presim rezultatet e hetimit të tyre./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme