Koalicioni LDK-AKR-Alternativa dhe kandidati i tyre për kryeministër, Avdullah Hoti, kanë prezantuar para bizneseve planin ekonomik dhe zhvillimor për mandatin katërvjeçar.
Avdullah Hoti ka thënë se me programin e këtij koalicioni do të trefishohen grandet në Bujqësi.
“Ne sot kemi ara të mbjella shumë më tepër se përpara por nuk kemi shumë produkte në tavolina tona. Do të fillojmë me skemën e subvencionimit për kamata për kredit për skemën bujqësore. Po ashtu kemi edhe për skemën për ujitje ku ka filluar tek Radoniqi dhe do të vazhdoj edhe në vendet tjera”, ka thënë ai.
Hoti ka shtuar se me këto analiza do të zvogëlohet importi deri në 40%.
“Do të investojmë në cilësinë e produkteve botërore siç e kërkon MSA-ja. Pastaj do të funksionalizojmë prokurimin publik për bizneset. Pastaj tek ndërmarrjet publike, furnizimi me ujë, energji, mbledhja e mbeturinave këtu do të bëjmë listën e indikatorëve të përformancës së ndërmarrjeve publike që të sigurohemi se këto janë më cilësore sesa që kemi pasur deri më tani. Do të kujdesemi ta mbyllim procesin e stërgjatur të privatizimit, ta reduktojmë agjencinë e privatizimit në një zyre. Do të kujdesemi që fondet e privatizimit rreth 500 milion të futen në sistemin publik”, ka theksuar ai.
Ai ka thënë se do të punohet edhe për turizëm.
“Do të punojmë për zhvillimin e infrastrukturës së nevojshme që të zhvillohet turizimi në pikat që ka Kosova. Projekti i ndërtimit të hekurodhës do të filloj këtë vit, pastaj do të filloj autostrada që lidh anamoravën komplet. Tek Energjia kemi humbur mjaft kohë për shkak të neglizhencës së personave që janë marr me këtë çështje. Ne përfundimisht do ti japim fund kësaj çështje që sa më shpejt të nënshkruajm kontratën për ndërtimin e Kosovës C. Do të punojmë shumë që ta funksionaliziojmë unifikim e tregut energjetik me Shqipërinë. Ajo që është risi në programin tonë është studimi që do të bëjmë për të lidhur Kosovën me rrjetin gazit me Maqedonin, si burim të energjisë”, ka thënë Hoti.
Ai ka folur edhe për Trepçën ku ka thënë se studimi i bërë nga Behgjet Pacolli është i jashtzakonshëm.
“Do të ftojmë investitor ndërkombëtar që do të bvëjë punësimin e qindra minatorëve të rinj në Trepçë. Me këtë projekt ne mundemi në afat prej dy viteve ta listojëm Trepçën në bursat ndërkombëtare minerale. Do të punojmë që deri në fund të vitit ta kemi strategjin për ujrat në Kosovë ashtu siç kemi bërë shumë marrëveshje për ujrat e zeza”, ka thënë ai.
Hoti ka shtuar se do të marrin reforma edhe në arsim.
“Kam vizituar shumë kompani të huaja ku vende të punës mbesin te zbrazëta sepse ska kuadro. Ne do të lidhim arsimin e mesëm dhe atë të lartë me biznese që të kryhen praktikat nga të rinjët. Ka edhe shumë gjëra tjera andaj ju ftoj të na mbështesni në realizimin e këtij programi”, ka thënë Hoti./Arbresh.info
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...