Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti priti sot në takim përfaqësuesit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, me të cilët bisedoi për proceset e përgjithshme në vend, për situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 dhe sfidat me të cilat po përballen qytetarët si pasojë e kësaj pandemie.
Kryeministri Hoti, me këtë rast, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve të këtyre trevave. Po ashtu, ai theksoi gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për forcimin e bashkëpunimit me përfaqësuesit politikë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si dhe për përkrahjen për këto tri komuna në fushën ekonomike, të infrastrukturës, kulturës dhe arsimit.
Ndërsa, përfaqësuesit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës e falënderuan kryeministrin Hoti për pritjen dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen./arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...