Sot ud. drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, me stafin e lartë komandues pritën në takim Tamra Greig, drejtoreshë në Zyrën për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit, e cila po ashtu ishte e shoqëruar nga Kimberly Riffe atasheun e DOJ-ICITAP nga Ambasada e SHBA-së.
Bëhet e ditur se takimi, përveçse ishte i karakterit njoftues me drejtoreshën e re të INL-së, dhe në anën tjetër lamtumirës me ish drejtorin e INL-së, Shawn Waddoups, u diskutuan tema mjaft të rëndësishme me interes në fushën e sigurisë, përfshirë mbështetjen me trajnime të avancuara dhe me projekte të ndryshme, siç është edhe pilot projekti i sistemit të kamerave për trup, ku pritet që zyrtarët policorë në të ardhmen të pajisen me këto kamera.
Në komunikatën për media thuhet se Policia e Kosovës do të vazhdojë të punojë për ta forcuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet tashmë të mira me partnerët ndërkombëtarë, e në veçanti me INL-në dhe ICITAP-në, të cilëve policia u është mirënjohëse për mbështetjen dhe përkrahjen e pakursyer.
Tutje bëhet e ditur se takimi rezultoi me zotimin për vazhdimin e bashkëpunimit dhe partneritetit të fortë në mes komuniteteve për zbatim të ligjit në Kosovë dhe SHBA./arbresh.info/
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës