Hoti prezanton katër shtyllat e fuqizimit të femrës

11:33 | 30 Maj 2017
arbresh.info

Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR, Avdullah Hoti, thotë se shoqëritë janë më të qeta aty ku femrat janë të përfaqësuara më shumë.

Program i tyre për gruan thotë se është i ndarë në katër shtylla.

Shtylla e parë ka të bëjë me fuqizimin e grave me ligj.

“Do të kujdesemi për zbatimin e legjislacionit aktual për ta maksimizu rolin e grave në shoqëri,” është shprehur Hoti, shkruan arbresh.info.

Ai siguron se gratë nuk do të përfaqësohen vetëm në parlament me kutotë, “por edhe në agjenci dhe përfaqësime diplomatike.”

Ai thotë se edhe pronat aktuale do të kërkohet të regjistrohen në bashkëpronësi.

“Tek buxheti vjetor tek komunat të merret parasysh aplikimi i politikave të barazisë gjinore,” është një premtim tjetër i Hotit, i shprehur sot në takim me gratë gjakovare.

Shtylla e dytë ka të bëjë me mbështetjen e grave në arsim.

“Do të sigurohemi që të kenë pjesëmarrje të barabartë në arsimin e mesëm dhe të lartë, në drejtimet ku ka më shumë meshkuj gratë do të stimulohen me bursa të veçanta. Ka ende gra që kanë mbetur mbrapa në shkollim, do të kujdesemi që t’i krijohet mundesia për tu certifikuar me diploma,” premtoi Hoti.

Po ashtu ka siguruar për mbësjhtetje të vecantë për talente të vecanta.

Shtylla e tretë ka të bëjë me mbështetjen e grave në shëndetësi dhe mbrojtje sociale, shkruan arbresh.info.

“Gratë lehona të punësuara, ato do të kenë 12 muaj të lindjes me pagesë jo me ngarku sektorin privat, por përmes një fondi të vecantë.  Gratë lehona që nuk janë të punësuara do të marrin 50 përqind të pagës minimale për 12 muaj.”

Thotë se do të përkujdesen edhe për viktimat e dhunës, dhe parandalimin e paraqitjes së dhunës në familje, dhe trajtimin e fëmijëve që mbesin pa prindër.

Shtylla e katërt ka të bëjë me ekonominë, dhe thotë se do të realizohet mbështetja e grave në bujqësi me kuotë të vecantë përmes subvencioneve.

“Do të inkurajohen gratë të merren me biznes edhe nga shtëpia, duke ju krijuar mundësia për subvencion të pajisjeve.”

Të gjitha këto, Hoti premton se do të bëhen në kuadër të fondit për zhvillim dhe një pjesë e veçantë e të cilit do të shkojë për të mbështetur femrat në biznes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme