Google ADS

Hoti: Pres me padurim ditën kur Kosova të bëjë hapa konkret drejt integrimit evropian

12:12 | 19 Korrik 2022
K.B

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për nisjen e negociatave për integrim në Bashkimin Evropian.

Ditën e sotme, Hoti e konsideron si ditë historike, dhe pret me padurim ditën kur Kosova dhe i gjithë Ballkani do të bëjë hapa konkret drejt integrimit evropian.

Vetëm përmes integrimit evropian dhe në NATO mbyllet çdo burim jostabiliteti në këtë pjesë të Evropës dhe botës, ka shkruar ish kryeministri në facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme