Gjatë një vizite që i ka bërë të mërkurën, Qendrës Inovative të Kosovës (ICK), kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka prezantuar programin për një vit pune me pagesë për të gjithë të rinjtë që kryejnë shkollimin e lartë dhe pas kësaj periudhe kohore nëpërmes Fondit për Zhvillim dhe Punësim, do të financohet idetë dhe iniciativat e të rinjve për biznes.
“Ne do të krijojmë qendra inovative në shtatë qendrat regjionale të Kosovës, ngjashëm me ICK në Prishtinë. Çdo i ri ose e re që kryen shkollimin e lartë do të ketë një vit përvojë pune me pagë të subvencionuar nga shteti. Ne kemi identifikuar se problemi kryesor i të rinjve është kyçja fillestare në tregun e punës. Pasi që ta kryejnë përvojën njëvjeçare me pagesë ata shumë më lehtë e gjejnë veten në tregun e punës”, ka thënë Hoti.
Përveç kësaj, Hoti ka thënë se Fondi për Zhvillim dhe Punësim që do të krijohet nga Qeveria e re do të ketë prioritet financimin e ideve dhe projekteve të të rinjve.
“Ne do të krijojmë një skemë për mbështetjen e inovacionit, e cila do të siguronte stimuj (grante korrespondente) për investimet e NVM-ve në hulumtime dhe kërkime shkencore. Kjo skemë do të jetë pjesë e Fondit të Punësimit dhe të Zhvillimit. Ministria e Financave gjithashtu do të sigurojë përjashtime tatimore për blerjet e reja të teknologjisë që nxisin lidhjet me institucionet kërkimore jashtë vendit”, ka deklaruar Hoti.
Sipas tij, fuqizimi i mëtejmë i instrumentit Skema Vauçer për Inovacione, do të mundësojë financimin e asistencës teknike dhe profesionale për firmat inovative që do të jenë pjesë e këtij fondi.
Hoti ka thënë se do të promovojë shkathtësitë për ndërmarrësi në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë, sepse ato konsiderohen kyçe për gjenerimin e ideve të reja dhe në punësimin e të rinjve që mbarojnë shkollimin.
“Ne do të ofrojmë përkrahje profesionale të rinjve tanë që ata të përcaktohen për arsim të përgjithshëm ose profesional, në përputhje me zhvillimet në tregun e punës në Kosovë, në rajon dhe në Evropë. Proporcioni në mes arsimit të përgjithshëm dhe atij profesional do të vendoset në përputhje me projeksionet e kërkesës në tregun e punës në Kosovë dhe në rajon”, ka nënvizuar Hoti.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka thënë se për nevojat e Qendrës Inovative në Prishtinë do të hapet inkubatori i ri me 4000 metra katror.
Rexhep Selimi i dërgon një dhuratë Ramës nga Haga
Kurti: Sulmet terroriste e kanë bërë çështje urgjente anëtar...
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...