Google ADS

Hoti premton kushte më të mira për bizneset e Ferizajt (FOTO)

16:52 | 8 Qershor 2017
Arbresh.info

Sot kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR Avdulla Hoti ka  vizituar disa biznese në qytetin e Ferizajt, ata janë takuar me punëtorët dhe disa nga ndërmarrësit e sukëssëshëm të këtij qyteti.

Gjatë vizitës në fabrikën IMK në Ferizaj kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR Avdullah Hoti premtoj kushte më të mira për të bërë biznes .

“Ne së bashku me partnerët e koalicionit kemi një program të pasur për zhvillimin ekonomik dhe lehtësira për biznesmenët për të bërë biznes, gjatë qeverisjes tonë do të hapen fabrika të reja në qytetin e Ferizajt pasi që ky qytet njihet për zhvillim ekonomik”. tha Hoti.

Ndërsa presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli falënderoi Hotin për vizitën që i bëri kompanisë së tij, Pacolli tha se me ardhjen në pushtet të Hoti do të ketë zhvillim ekonomik.

“Jam  i lumtur që sot zoti Hoti vizitoi fabrikën time , ne së bashku do të vazhdojmë impletimin e programit për zhvillim ekonomik , ne presim që qeveria të krijon kushte për biznes kjo është shumë pak nga ajo çka do të ndodhë në afatin e ardhëshm. jam i lumtur që punoj me njerëz që e dinë çka është puna dhe së bashku do ta  bëjmë Kosovën madhështore” tha Pacolli

I pranishëm ishte edhe kryeministri në largim Isa Mustafa ai tha se ndjehet i lumtur që ka në koalicion një njëri si Pacolli i cili i ka sjellë shumë investime  Kosovës

“ne do të dalim më shpejt që të shohim zhvillime të reja Mabeteks ka bërë mrekullia me këto zhvillime ekonomike dhe do ta ketë përkrahjen e qeveris zoti Pacolli i ka sjellë qeveris investime dhe do ti sjell dituri”/arbresh.info/

1

324

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme