Kandidati i koalicionit LDK-AKR-ALTERNATIVA për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit, Avdullah Hoti u ka premtuar lehonave se në mandatin e tij qeverisës do t’ua mundësojë që të marrin 12 muaj pushim me pagesë.
Hoti po ashtu ka premtuar se gjatë mandatit të tij, edhe femrat e papunësuara do të marrin 50 për qind të rrogës minimale në Kosovë, për 12 muaj rresht, shkruan arbresh.info.
“Në mandatin e ri qeverisës, gratë lehona, të cilat janë të punësuara, do të marrin 12 muaj pushim të lindjes, me pagesë. Ato të cilat nuk janë të punësuara, do të marrin 50% të pagës minimale për 12 muaj”, ka shkruar Hoti në Facebook./Arbresh.info.
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë