Google ADS

Hoti: Po të duam e çojmë vendin në zgjedhje për tridhjetë ditë

19:57 | 24 Prill 2018
M. A.

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se partia ku ai është anëtar për tridhjetë ditë mund ta çojë vendin në zgjedhje.

Ai ka qenë i ftuar në edicionin qendror të lajmve në RTK.

“Qëndrimi i LDK-së është i qartë. Ne mund ta çojmë vendin për 30 ditë në zgjedhje. Por dëshirojmë që këtë ta bëjmë në mënyrë të dakorduar. Ne dëshirojmë që të krijojmë konsensues në këtë shoqëri”, ka thënë ai.

Ai ka pasur kritika për qeverisjen e koalicionit PAN. “Nuk ka legjitimitet për të qeverisur”, ka thënë Hoti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme