Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti pritet të udhëtojë javën e ardhshme për në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në Samitin e Parisit.
Ai tha se posa të konfirmohet data dhe modalitetet e samitit, do t’i bëjë publike.
“Po presim që të konfirmohet shpejt data dhe modalitetet për samitin e Parisit, sapo të konfirmohet unë do t’i bëjë të ditura publikisht”, tha ai.
I pyetur se cili është plani i qeverisë sa i përket shfuqizimit të dy vendimeve për komisionin për demarkacionin me Malin e Zi, Hoti tha se në përputhje me ligjin do të procedojnë me komisionin e ri.
“Në përputhje me ligjin përkatës do të procedojmë me komisionin e ri për demarkacion të kufirit”, tha Hoti.
Ndryshe, më herët ishte përfolur që samiti i Parisit të mbahet më 17 korrik. Një samit i tillë nuk u mbajt vitin e kaluar për shkak të taksës 100 për qind ndaj mallrave me origjinë nga Serbia. Pala serbe nuk u kthye në tryezën e negociatave, duke e argumentuar vendimin me taksën në fuqi.
Kosova dhe Serbia ishin ftuar nga emisari amerikan për dialogun Richard Grenell në një takim në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, por ai u anulua pas propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për kinse krime lufte.
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj