Google ADS

Hoti: Personat e dënuar për çfarëdo vepre penale nuk duhet të bartin asnjë post shtetëror

21:16 | 21 Janar 2021
L G

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se personat e dënuar për çfarëdo vepre penale nuk duhet të bartin asnjë post shtetëror.

Hoti thotë se Lëvizja Vetëvendosja po mundohet ta bëjë kauzë edhe në këtë rast.

“Personat e dënuar për vepra penale nuk duhet të bartin asnjë post shtetëror”, tha Hoti në Rubikon.

Ai po ashtu tha se i vetmi kandidat i LDK-së që nuk lejohet të kandidojë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit është Xhavit Ukaj, i cili sipas tij, ai tashmë është zëvendësuar.

Kujtojmë se Qeveria Hoti ka rënë pasi aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese ku e shpalli të pavlefshme votën e deputetit të Etem Arifi. Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 14 shkurt, ku Avdullah Hoti do të jetë kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së.

Të ngjashme