Google ADS

Hoti përplaset me deputeten e PDK-së për situatën në polici: “A e dini ku e keni hallin”

12:29 | 17 Shtator 2020
V. S.

Sesioni i ri i Kuvendit të  Kosovës, ku po mbahet seancë plenare po vazhdon me polemika.

Në deklarimet jashtë rendit të ditës, ishte deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ajo që ngriti shqetësimin e gjendjes së policëve të Kosovës që kanë qenë të angazhuar në luftën kundër COVID-19, dhe respektimit të masave të institucioneve, raporton arbresh.info

Por nuk ka vonuar shumë dhe  Kryeministri Hoti tha se ka takuar sindikatën e policisë, nga ku janë evidentuar orët shtesë, të cilat edhe do të paguhen.

“Ne me ministrin dhe drejtorin e Policisë e kemi takuar sindikatën e policisë dhe kemi evidentuar edhe orët shtesë që të vitit të kaluar që s’janë paguar ende. Po e evidentojmë edhe koston e shujtës për policët që janë angazhuar 12 orë gjatë pandemisë”, tha Hoti.

E i menjëhershëm ishte reagimi i Musliut. Kjo e fundit tha se nuk i intereson kush ka qenë kryeministër në të kaluarën, në kontekstin se gjendja aktuale e policëve është e mjerueshme.

“Bash nuk më intereson kush ka qenë kryeministër vjet, as para 3 muajve. E rëndësishme është që policisë t’i krijohen kushtet për punë. Është e kotë bisedimet me sindikata, teksa policia po ballafaqohet me probleme serioze në Kuvend”, tha ajo./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/986143798464148

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme