Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është thirrur në interpelancë në Kuvendin e Kosovës.
Interpelanca është dashur të nis në orën 15:00, raporton Arbresh.info.
Por, në sallë të Kuvendit mungojnë shumica e deputetëve aktualisht janë vetëm 24 deputetë ku shihet se pos grupi parlamentar të LVV-së, dhe disa deputetë të LDK-së, të tjerë nuk ka.
Ndryshe, PDK-ja për një javë ka bojkotuar të gjitha seancat pas situatës së krijuar nga Gjykata Speciale.
Thirrja për interpelancën e Hotit është bërë me kërkesë të tetë deputetëve të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me shfuqizimin e Task-Forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës.
Ky subjekt pretendonte se cak i hetimeve të kësaj Taskë Force ishin disa tender të lëshuar pikërisht nga ministria e Punëve të Brendshme që udhëhiqet nga Agim Veliu i LDK-së.
Shfuqizimi i Taskë Forcës kishte shkaktuar reagime të mëdha, edhe tek ndërkombëtarët.
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...
Gjithçka gati, sonte nis Big Brother VIP Albania 4
Rama: TikTok do mbyllet për një vit
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta p...
Papa Françesku: Patriarku nuk u lejua që të hynte në Gaza
Murati: Procesohet subvencioni i energjisë elektrike për fat...