Hoti për Vetëvendosjen: Kurrë më nuk kemi me i dhënë shanse me udhëheqë me institucione

20:41 | 5 Shkurt 2021
L G

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, para qytetarëve të Suharekës, tregoi disa nga planet e tij në rast se zgjidhet kryeministër më 14 shkurt, në ditën kur Kosova do të votoj për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Hoti tha se në ditën e zgjedhjeve ata kanë dy opsione, “Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe e keni opsionin tjetër që janë grupacioni ma heterogjen i mundshëm që nuk përfaqësojnë asgjë nuk e përfaqësojnë shpirtin evropian civilizues të qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ai.

“Ne kemi gabuar në fillim të vitit të kaluar i kemi shti edhe në qeveri edhe pas 52 dite u desh me i nxjerr prej qeverisë, sepse filluan të bëjnë dëme për këtë shtet. Ju garantojë që kurrë më nuk kemi me i dhënë shanse me udhëheqë me institucione asnjëherë, asnjëherë”, shtoi tutje Hoti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme