Google ADS

Hoti për takimin në Uashington: Qeveria e Kosovës do të prezantojë projekte të mëdha infrastrukturore dhe energjetike

18:23 | 1 Shtator 2020
L G

I pari i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike që kanë quar në liri, pavarësi dhe integrim euro-atlantik të shtetit të Kosovës.  Andaj sipas tij nuk do të jetë ndryshe edhe këtë herë.

Duke folur për takimin e 4 shtatorit që pritet të ndodh, Hoti përmes një postimi në Facebook ka shkrua se Qeveria e Kosovës do të prezantojë projekte të mëdha infrastrukturore dhe energjetike që kontribuojnë në zhvillimin dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë./arbresh.info/

Postimi i plotë:

Delegacioni i Kosovës në Washington do të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë, me Sekretarin e Shtetit Pompeo, me zyrtarë të MCC-së, të DFC-së, me përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA, me rrjetin e bizneseve të mërgatës në SHBA etj.

Në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike që kanë quar në liri, pavarësi dhe integrim euro-atlantik të shtetit të Kosovës. Nuk do të jetë ndryshe edhe këtë herë.

Qeveria e Kosovës do të prezantojë projekte të mëdha infrastrukturore dhe energjetike që kontribuojnë në zhvillimin dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë, por që ndikojnë në integrimin më të mirë të Kosovës në tregun regjional dhe evropian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme