Ani pse emërimi i koordinatorit për procesin e dialogut, Kosovë-Serbi, Skender Hyseni nuk u prit mirë nga partneret e qeverisë, AAK e NIMSA.
Për Presidentin Hashim Thaçi, emërimi i Skender Hysenit është i duhur, raporton Arbresh.info.
Kryeministri Avdullah Hoti, tha se Skender Hyseni flet në emrin e tij dhe se i ka të gjitha kompetencat ne dialog.
“Sot do të raportoj edhe në Kuvend në detaje për zhvillimin e procesit. E falënderoj presidentin për mirëkuptimin që e ka pasur për koordinatorin shtetëror për dialog. Një person që ka përvojë të madhe në proceset e ndryshme të shtetndërtimit të Kosovës. Ai flet në emër timin në këtë proces të dialogut”, ka thënë Hoti pas takimit me Thaçin.
Shefi i qeverisë u zotua se nuk do të diskutohet ne nivel tekin me Serbinë, shkruan Arbresh.info.
“Ne do të sigurohemi që të gjithë së bashku që në asnjë moment dialogu të mos rrëshqasë në nivel teknik, por ta mbajmë të fokusuar në objektivin tonë kryesor që është njohja reciproke për normalizimin e marrëdhënieve. Po mundohemi që të bëjmë maksimumin për koordinimin e të gjitha aktiviteteve me partnerët tanë ndërkombëtarë, sepse është tepër jetike që të jenë të përfshirë të gjithë”, ka deklaruat Hoti./Arbresh.info/
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person