Hoti për shtyrjen e fillimit të vitit shkollor: Shëndeti na detyron të jemi të kujdesshëm

11:08 | 29 Gusht 2020
Arbresh.info

Kryeministri Avdullah Hoti ka folur lidhur me Testin e Maturës dhe shtyrjen e fillimit të vitit të ri shkollor.

Ai thotë se nuk ishte i lehtë vendimi për të shtyrë për 14 shtator fillimin e shkollës, por që për shkak të shëndetit duhet të jemi të kujdesshëm, shkruan portal arbresh.info.

“Lajmi për mos fillimin e mësimit deri më 14 shtator nuk ju ka gëzuar, përkundrazi. Nuk ka qenë e lehtë të marrim një vendim të tillë. Por, shëndeti i juaj dhe i prindërve e gjyshërve tuaj na detyron të jemi të kujdesshëm”, Hoti thotë në shkrim.

Tutje Kryeministri u ka bërë thirrje prindërve që të flasin më shumë me fëmijët lidhur me rëndësinë e mbajtjes së maskave dhe distancës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme