Ish-zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar sot pas shkarkimit të tij nga ky post mbrëmë rreth mesnatës nga kryeministri Albin Kurti.
Hoti, përmes postimit në Facebook i ka reaguar ish-homologut të tij nga radhët e Vetëvendosjes, zëvendëskryeministrit Haki Abazi, i cili disa orë më parë po përmes rrjetit social e akuzoi atë se është servil i Hashim Thaçit, dhe e fajësoi për prishje të koalicionit LDK-VV.
“Abazi po nxjerr vrerë ndaj meje. Po thotë të pavërteta me vetëdije të plotë, që as zogjtë e malit nuk i hanë. Unë nuk i kam faj që nuk zgjati qeverisja jonë e përbashkët dhe ai këtë e di. Fajet i ka shefi i tij, por edhe ai vetë. Ndoshta tash i kanë dhënë detyrë të më shajë mua e LDK-në, siç e ka pasur detyre me herët të shante Vetëvendosjen e PDK-në”, ka shkruar Hoti.
Ai thotë se është i lumtur që LDK nuk e kishte pranuar Abazin në vitin 2018, kur ai kishte shkuar në zyre e kërkonte të futej në strukturat e kësaj partie.
Hoti ka shkruar se me këdo që ka punuar, qoftë edhe për një ditë te vetme, është munduar ta ruaj respektin. Por, sic shkruan ai, Abazi nuk po i lë hapësirë për këtë.
“Sa i lumtur jam që nuk e kemi pranuar në LDK me 2018, kur me vinte në zyre e kërkonte të futej në strukturat tona. Intuita ime atëherë më thoshte se ky nuk është njeri i keq, por se nuk frymon LDK si qasje dhe diskurs politik.Ketë të fundit e kam besuar edhe atëherë, e shumë me tepër sot. Ndërkaq, për të paren tash e mora vesh se paskam qenë tepër gabim, se ky qenka edhe i lig”, është shprehur Hoti.
Në fund ka shkruar “Është mire ta pyes babën e vetë, dhe të turpërohet pak që pa asnjë të drejtë e pa asnjë fakt po e shanë një mik të mirë të babës së vet”./ arbresh.info
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...