Google ADS

Hoti për Gastronomët: Jemi duke rishikuar vendimin për masa të reja

12:04 | 28 Korrik 2020
Arditë Shkodra

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot ka shkuar në vizitë tek spitali i FSK-së, për të parë nga afër përgatitjet e tyre në rast se duhet të përdoret ky objekt për menaxhimin e pandemisë.

Ai tha se ishte krenar me kapacitet e këtij spitali si dhe me përgatitjet e bëra, shkruan arbresh.info

Kryeministri gjithashtu falënderoi Ministrinë e Mbrojtjes për ofrimin e ndihmës në këto kohë pandemie.

Kurse sa i përket masave të reja ose ndonjë ndryshimi në raport me fushën e gastronomisë ai tha se janë duke rishikuar për vendosjen e disa masave të reja.

” Në qeveri jemi tu e rishikuar një mas të re të masave. Pastaj do të kemi takim më kabinetin qeveritar dhe do të i bëjmë të gjitha përgatitjet e duhura në bashkëpunim me partnerët e koalicionit dhe Gastronomët”./arbresh.info/

Të ngjashme