Me 5 nëntor të vitit 2020, Gjykata Speciale arrestoi ish’ drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin.
Arrestimi i tyre erdhi pas akuzave nga Gjykata Speciale, pas arrestimit të tyre në Kosovë nuk kishe protesta apo mënyra të tjera të revoltit për arrestimet e ish ‘udhëheqësve të luftës në Kosovë, shkruan Abrersh.info.
Për këtë kryeministri në detyrë thotë se e menaxhuan mirë situatën e krijuar në vend, pas arrestimeve , raporton Arbresh.info.
Hoti deklaroi se asnjë xham nuk është thyer që sipas tij ka ruajtur balancin e drejtësisë dhe luftës së drejtë të UÇK-së.
“Edhe një proces tjetër tejet delikat që vetëm ne kemi pas mundësi ta menaxhojmë arrestimet që kanë ndodhur nga Gjykata Speciale, figurave të larta shtetërore dhe politike.
Me një gjuhë të kujdesshme me veprime të kujdesshme duke respektuar pavarësinë e institucioneve të drejtësisë duke mos lejuar që të cenohet lufta e pavarur e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, nuk u thye asnjë xham i vetëm duke e mbajtur nën kontroll këtë situatë” ka thënë Hoti në rtv 21.
Drita e mbyll si kampione vjeshtën, Ballkani e ndjek nga pas
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra