Google ADS

Hoti: Për 100 ditë zero afera korruptive, transparencë e plotë në vendimmarrje

12:05 | 9 Tetor 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti para Kuvendit ka thënë se për 100 ditë të qeverisjes së tij kishte zero afera korruptive.

“Në fushën e drejtësisë besoj e keni vërejtur në këto 100 ditë ndarjen e qartë të mes ekzekutivit dhe gjyqësorit. Jemi të vendosur për sundim të rendit dhe ligjit sipas kritereve të BE-së. Në këtë kontekst theksoj se lufta kundrejt korrupsionit, dhe dukurive të tjera që e pengojnë ekonominë e lirë të tregut mbeten prioritet i përhershëm”, ka thënë Hoti.

Ai gjithashtu ka thënë se kanë treguar transparencë të plotë në vendimmarrje, shkruan Arbresh.info.

“Me kënaqësi theksoj se gjatë këtyre 100 ditëve kemi pasur zero afera korruptive, kemi treguar kujdes në menaxhimin e buxhetit, kemi treguar transparencë të plotë në procesin e vendimmarrjes”, u shpreh ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme