Ministri në detyrë i Financave, Avdullah Hoti, njëherit edhe kandidat për kryeministër i koalicionit LDK-AKR thotë se PDK nuk kishte lejuar bashkimin e Doganës me ATK-në.
“Partneri i koalicionit qeverisës nuk e ka lejuar këtë. Krejt reformat që kanë ndodhë kanë nxit reagime te partneri jonë”, është shprehur Hoti në forumin FOL Hapur.
Sipas Hotit Pakoja Fiskale II është gati dhe prodhuesit vendës do t’i bëjë konkurrues në treg. Por edhe për mosmiratimin e kësaj pakos e akuzoi PDK-në.
“Është për keqardhje qe nuk është aprovuar deri tash për shkak të partnerit të koalicionit qeverisës,” është shprehur ministri Hoti./arbresh.info/
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...