“Partia Demokratike e Kosovës edhe një herë garoi për Kosovën”. Kështu u shpreh në Rubikon të KTV-së, nënkryetari i këtij subjekti, Rexhep Hoti.
Ai theksoi se ofrimi i postit të kryeministrit dy herë nga ky subjekt është veprim i cili pasqyron më së miri sakrificën që mund ta bëjë PDK-ja dhe liderët e saj për të mirën e vendit.
Tashmë ata janë të bindur për dëmtimin që u është bërë pasi, sipas Hotit, do ta paguajnë një pjesë të sfidës.
“Ne kemi qenë të vetëdijshëm që do të paguajmë një pjesë të sifdës. Mirëpo PDK është një parti që di të ngrihet sa herë që të rrëzohet, e cila di të përmirësohet sa herë që të kritikohet”, ka thënë Hoti.
Edhe Lëvizja Vetëvendosje, sipas Hotit, u ngrit në saje të PDK-së.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...