Google ADS

Hoti: PDK-ja nuk i ka duruar rezultatet e Qeverisë të udhëhequr nga LDK

22:32 | 11 Maj 2017
Arbresh.info

Ministri i Financave nga radhët e LDK-së  Avdullah Hoti, e ka komentuar shkuarjen në zgjedhje të parakohshme,shkruan Arbresh.info

Hoti ka shkruar në Facebook se PDK’ja i është frikuar zvogëlimit të gjasave të saj për sukses në zgjedhjet e ardhshme të rregullta me kalimin e çdo dite, prandaj ka dashur zgjedhje sa më parë.

Ky është shkrimi i plotë i Hotit në Facebook:

Është shume e qarte tani. Ne zgjedhje po shkojmë sepse partneri i koalicionit nuk ka duruar rezultatet dhe te arriturat e Qeverise te udhëhequr nga LDK. As edhe një dite nuk ka mundur te duroje me shume. Çdo dite e kaluar me shume ne qeverisje te udhëhequr nga LDK, nënkuptonte me pak gjasa për ta ne zgjedhjet e ardhshme. Kjo dhe asgjë tjetër./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme