Sot nisi operimi i pavarur i Kosovës, si zonë rregulluese brenda bllokut rregullues Shqipëri – Kosovë, ndërsa kryeministri i vendit, Avdullah Hoti tha sot se pavarësimi energjetik është sukses i përbashkët i Kosovës dhe miqve ndërkombëtare.
Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë̈ Elektrike të Kosovës, hapi një kapitull të ri brenda bllokut Shqipëri-Kosovë.
Lexoni të plotë postimin:
“Pavarësimi energjetik sukses i përbashkët i Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë̈
KOSTT i ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara me marrëveshje dhe tani po operon i pavarur.
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë̈ Elektrike të Kosovës, hapi një kapitull të ri brenda bllokut Shqipëri-Kosovë.
Mbështetja e Qeverisë për sektorin energjetik do të jetë maksimale, ngaqë stabiliteti energjetik është parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit, rritje të investimeve të brendshme dhe atyre të jashtme, si dhe në funksion të mirëqenies së qytetarëve”. /Arbresh.info/
Linja e re elektro-energjetike Shqipëri – Kosovë, Rama: Nuk u bë më herët se vuri veton Serbia
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para