Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se pasiguria politike dhe ekonomike po i largon investitorët e huajë dhe vendorë.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se paqartësia në dialogun me Serbinë, si dhe Marrëveshja e Ohrit që e betonoi status quo-në në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, po ndikojnë në rënien e investimeve të jashtme në Kosovë.
“Asnjë investim i jashtëm i rëndësishëm nuk është parë në dy vitet e fundit dhe as nuk duket në perspektivë. Një investitorë i huaj që ishte në procedura për të marrë statusin e investitorit strategjik u refuzua nga Qeveria, edhe pse vendimi i Qeverisë ishte dërguar për miratim në Kuvend. Jo vetëm investime të jashtme, por as investime vendore nuk mund të ketë me gjithë këtë paqartësi politike”, ka shkruar Hoti.
Tutje, ai ka shtuar se bizneseve nuk po iu ofrohet siguri as në politikat e brendshme ekonomike.
“Pa asnjë analizë paraprake dhe pa konsultim me komunitetin e bizneseve, Qeveria mori këto vendime: (a) i ndryshoi normat tatimore të tatimit në pronë, të cilat u bën progresive dhe e rritën deri në trefish ngarkesën e tatimit në pronë për biznese; (b) vendosi tua marrë komunave menaxhimin e zonave ekonomike dhe të vendos ato zona nën menaxhimin e drejtpërdrejtë të një Agjencie të re Qeveritare; dhe (c) vendosi të shfuqizojë ligjin për investime të huaja dhe ligjin për investime strategjike. Të dyja këto ligje i shkriu në kuadër të ligjit të investimeve të qëndrueshme, i cili do ta dëmtoj shumë perceptimin pozitiv që ka Kosova sa i përket mbrojtjes së investimeve të jashtme”, u shpreh ai./Arbresh.info/
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...