Hoti pas takimit me Thaçin: Dialogu të përfundoj me njohje reciproke

10:02 | 24 Korrik 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se gjatë takimit kanë biseduar për gjendjen e krijuar pas Covid 19.

Ai ka shtuar se gjithashtu është biseduar edhe për dialogun me Serbinë, shkruan arbresh.info.

Sipas Hotit, dialogu do të jetë politik dhe do të përfundoj me njohje reciproke.

“Sot kishim mundësi të bisedojmë në detaje me presidentin, Hashim Thaçi edhe për COVID-19. Diskutuam për aktivitetet në ekonomi në sektorin privat, më vjen mirë që Kuvendi i Kosovës dje i ka miratuar marrëveshjet ndërkombëtare pres ta miratojnë edhe rishikimin e buxhetit. Temë tjetër e diskutimit është dialogu me Serbinë, informova Presidentin për takimet që i kemi pasur. Sot do të raportoj edhe në Kuvend për detaje në këto takime. Ne do të sigurohemi që në asnjë moment dialogu mos të jetë teknik por politik dhe njohja reciproke. Po mundohemi të dakordohemi me partnerët tanë ndërkombëtarë. Sot do të informoj edhe Kuvendin edhe shoqërinë civile, mbes me shpresë që do ta përmbyllim këtë proces”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme