Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit me të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak ka thënë se e ka informuar këtë të fundit për qasjen e Kosovës në dialog me Serbinë.
Hoti ka thënë se dialogu duhet të mbyllet me njohje reciproke, shkruan arbresh.info.
“E informova për qasjen tonë karshi procesit të dialogut, për një dialog për përfundimisht e mbyll marrëveshjen dhe çështjet e hapura me shtetin fqinj, që dërgon te njohja reciproke dhe I hapë Kosovës perspektiven euro integruese sikur çdo vend tjetër”, ka thënë ai.
I pari i qeverisë tha se marrëveshja është e rëndësishme edhe për rajonin dhe vendet e BE-së.
“Kjo marrëveshje është e rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë, qytetarët e të dy vendeve dhe atyre rajonit. Por, është e rëndësishme edhe për stabilitetin e komplet vendeve të BE-së”, ka shtuar ajo.
Sipas Hotit, Kosova është e gatshme për dialog.
“Ne jemi për përgatitur për këtë proces, e kemi qartësuar platformën tonë, jemi duke biseduar konsultime për përfshirje të të gjitha palëve.
Hoti në fund ka thënë se pret që në fund të vizitës disa ditore të Lajçakut në Kosovë të takohen edhe një herë.
Para këtij takimi, i dërguari i posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak është takuar edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin./arbresh.info/
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë