Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka komentuar subvencionimet e Qeverisë së Kosovës ndaj qytetarëve.
Me anë të një postimi në Facebook, Hoti është shprehur se përmes subvencionimeve është duke u shpenzuar buxheti i Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Pas dështimeve në çdo fushë, ia kanë mësyrë shpenzimit të buxhetit përmes subvencioneve. Subvencionim i pajisjeve shtëpiake! Subvencionim i energjisë elektrike! Subvencionim i librave për nxënës!”, ka shkruar Hoti.
Tutje ai ironizoi duke thënë që “mos u çuditni kur të subvencionohen policët për uniformë dhe këpucë, apo pacientët për barnat nga lista esenciale, pasi po dështojnë tenderët në vazhdimësi për arsyet që vetëm ata i dinë.”
Ndër të tjera, deputeti opozitar është shprehur se kjo lloj praktike buxhetore shpërfaq “varfërinë në dije të këtyre që po qeverisin”
“As praktikantë nuk mund tu thuash më, sepse praktika zgjatë gjashtë muaj deri në një vit.”, shtoi ai.
Sipas tij, Qeveria Kurti nuk ka ide për politika fiskale e buxhetore në kushtet e ekonomisë së tregut dhe konkurrencës vendore e të jashtme.
“Ide nuk kanë si tërhiqen investimet, si prioritizohen investimet publike, apo si sigurohet vlera maksimale për paranë e shpenzuar nga buxheti.”, shkroi Hoti.
“Krejt çfarë dinë është subvencionimi përmes platformës ‘eKosova’, duke i kushtuar shtetit shumë më shtrenjtë.”, përfundoi ai./Arbresh.info
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit