Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar sot rikthimin e reciprocitetit me Serbinë, shfuqizimi i të cilit ishte një nga vendimet e para të tij kur erdhi në krye të Qeverisë.
Në një konferencë të përbashkët për media me përfaqësuesit e Luginës së Prishtinës, Hoti tha se në shtator do të dërgojnë tekste shkollore për shqiptarët në Luginë. Ai u pyet se a do t’i ndalonte tekstet serbe të hynin në Kosovë në rast se Serbia do ta bënte të njëjtën me tekstet që Kosova po planifikon t’i dërgojë atje. Kryeministri në detyrë u shpreh se në një situatë të tillë, mund të riktheheshin masat e reciprocitetit.
“Kur e kemi filluar procesin e dialogut, në javët e para kur unë e kam marrë Qeverinë i kemi heq masat e reciprocitetit dhe e kemi shfuqizuar vendimin për tarifën dhe çfarë ka qenë më herët, që i ka hapur rrugë procesit të dialogut. Kjo është bërë me një afat të caktuar kohor, për disa muaj, dhe sapo ky proces të vije në përfundim, ose procesi mbaron me njohje reciproke, ose ne i zbatojmë të gjitha masat e reciprocitetit, pa përjashtim. Çdo masë që Serbia e drejton nga ne, ne kemi të drejtë dhe do ta drejtojmë nga Serbia”, tha Hoti./arbresh.info/
Hoti nuk është në dijeni nëse në Kosovë ka të prekur me variantin e ri i COVID-19 – Arbresh.info
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...