Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ekziston mundësia e rikthimit të masave kufizuese nëse vazhdon të ketë rritje të numrave të të prekurve.
“Është për keqardhje nëse situata e pandemisë bëhet përplasje politike. Ne jemi vetëm duke vazhduar aty ku e la qeveria e kaluar. Kemi krijuar një manual sipas të cilit mund të mbrohemi nga virusi. Do të aktivizojmë mbi 200 punonjës shëndetësor si inspektorat shëndetësor. Nuk duam, por ka mundësi që do të kthehemi prapa. Nëse vazhdojmë me numra të mëdhenj të rasteve atëherë do të duhej të kthejmë kufizimet. Por nëse zbatohet me përpikëri manuali atëherë nuk do të ketë problem’’, shton ai.
Ai thotë se masat janë shumë të thjeshta dhe respektimi i tyre nuk është barrë për qytetarët.
“Secili qytetar duhet të jetë i kujdesshëm. Kjo nënkupton respektim të masave, vetëm kaq. Larja e duarve, mbajtja e distancës, sjella e duhur nëpër vende publike. Edhe një herë e them, duhet të kemi kujdes pasi mund të kthehemi prapa me vendosjen e masave. Vendosi maska, mos përshëndeteni me dorë, mbani distancën. Vetëm kaq”, deklaroi kryeministri në t7.
Ndryshe, sot janë konfirmuar 83 raste të reja me coronavirus në Kosovë, duke shkuar në 1 mijë e 916 numri i personave të infektuar.
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...