Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë sot të ditur se janë duke shqyrtuar nëse duhet të ndërmerren masa të tjera parandaluese në institucionet arsimore kundër coronavirusit, transmeton arbresh.info.
Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se në koordinim me ministren e Arsimit, Hykmete Bajrami po shqyrtojnë nëse duhet ndërmarr masa tjera në institucionet arsimore dhe sipas tij, çdo masë do të koordinohet me autoritetet shëndetësore.
“Në koordinim me Ministren e Arsimit, po shqyrtojmë nëse duhet ndërmarrë masa tjera parandaluese ne institucione arsimore kundër COVID 19. Çdo masë do të koordinohet me autoritetet shëndetësore. Në mbledhje të Qeverise do të diskutojmë për këtë çështje dhe do të ndërmarrim masat e nevojshme”, shkruan Hoti.
Mbrëmë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se në Kosovë ende nuk është shënuar ndonjë rast me coronavirus.
Ndryshe, Shqipëria ka mbyllur institucionet arsimore për dy javë dhe ka pezulluar shumë aktivitete tjera pas paraqitjes së dy rasteve me coronavirus.
Po ashtu, Autoriteti Aviacionit Civil të Shqipërisë (AAC), ka njoftuar pezullimin e fluturimeve për dhe nga Tirana drejt disa qyteteve të Italisë./arbresh.info/
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës