Hoti: Parada ushtarake e Serbisë të merret seriozisht nga shqiptarët, BE dhe NATO

17:59 | 10 Maj 2019
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se parada ushtarake e Serbisë është kërcënim për paqen dhe sigurinë në Ballkan.

“Serbia nuk e ka kontrollin demokratik të ushtrisë as nga ana e NATO-s dhe as nga BE, sepse nuk është pjesë e tyre. Ajo vazhdon të bashkëpunoj ngushtë me Rusinë”, ka thënë Hoti.

“Me këto sjellje politike dhe parada ushtarake, Serbia duket se nuk e ka synim as dialogun me Kosovën, e as hyrjen në BE. Përkundrazi, ajo po përafrohet çdo ditë e më shumë me Rusinë. Dhe kjo duhet të merret seriozisht nga shqiptarët në Ballkan, nga BE dhe partnerët tanë në NATO”, shkruan Hoti në Facebook.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme