Shefi i Grupit Parlamentar të koalicionit LAA, Avdullah Hoti ka thënë se po respektohet e drejta e koalicionit PAN për të propozuar kryetarin e Kuvendit.
Hoti tha gjatë tryezës së organizuar nga LAA për të diskutuar për daljen nga bllokada politike se gjendja në të cilën ndodhet Kosova dhe sjellja e koalicionit PAN tregon mungesën e maturisë politike, shkruan Arbresh.info.
Ai ka thënë se PAN ka dhënë një propozim anti-kushtetues për të votuar kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë si një pako.
“Koalicioni PAN e ka dhënë një propozim që është jokushtetues duke kërkuar që edhe kryetari i Kuivendit edhe qeveria të votohen si pako. Ne jemi duke respektuar të drejtën e tyre për të pritur që ata të propozojnë kandidatin e tyre dhe të zhbllokohet kjo situatë. Gjendja në të cilën jemi dhe sjellja e koalicionit PAN tregon mungesën e maturisë politike të një spektri politik në Kosovë karshi qytetarëve dhe partnerëve tanë”, ka thënë Hoti./arbresh.info.
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave