Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avduallah Hoti, në diskutim e sipër për pagën minimale në sektorin privat e publik, tregoi disa statistika që siç tha ai janë zyrtare dhe janë marrë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, shkruan arbresh.info
Hoti tha se në Kosovë paga mesatare në sektorin publik është 35% më e lartë se sa në sektorin privat. E sa për pagën minimale, Hoti tha se sektori publik ka pagën 100% më të lartë se sektori privat.
“Statistikat nga trusti pensional ka 700 veta më pakë kontribuues se sa në vitin 2017. Gjithashtu, paga mesatare në sektorin publik është 35% më e lartë se sa në sektorin privat. Kjo është anomalia më e madhe që mundet me ekzistu në një ekonomi tregu. Ne presim që pagat në sektorin publik me qenë të njëjta ose pak më të ulëta se sa sektori privat. Kjo diferencë ka qenë edhe në të kaluarën, por është përkeqësuar me kalimin e viteve, më parë diferenca ka qenë vetëm 17%” tha deputeti Hoti/Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...