Mocioni i mosbesimit të qeverisë i ngritur nga Nisma për Kosovën po shihet si e vetme zgjidhje për të dalë nga kriza. Ky është qëndrimi i deputetit të Nisma për Kosovën Enver Hotit.
Ai u shpreh se kjo qeveri ka sjellë vetëm dëme vendit dhe konsideron se zgjedhjet janë opsion i vetëm për të dalë nga kjo krizë.
Sipas tij, ky mocion i propozuar nga lideri i Nismës, Fatmir Limaj është i domosdoshëm, pasi siç thotë ai, kjo qeveri nuk është funksionale dhe duhet të rrëzohet e të shkohet në zgjedhje.
Por, Deputeti Hoti nuk ka dashur të flasë rreth shifrave se sa deputetët deri më tani e kanë nënshkruar një mocion të tillë, por që tha se janë duke punuar që t’i grumbullojnë 61 nënshkrime që ky mocion të kalojë, pasi që sipas tij 40 nënshkrimet për tu futur në rend ditë tashmë i kanë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...