Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke folur për situatën me Covid-19 në Kosovë, thotë se numri i të infektuarve po vazhdon të jetë i lartë, por se në fund të kësaj jave do të rishikohen masat e vendosura nga Qeveria.
“Ne kishim një periudhë pak më të lehtë para një muaji, por tash është përkeqësuar, numri është mjaftë i lartë. Ditëve të fundit kemi pas standart mbi 500 raste. Kemi riorganizu spitalet, kemi kriju kapacitete shtesë, kapacitete testuese dhe po përcjellim protokollet e organizatave ndërkombëtare. Tash ne s’e kemi shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, por kemi zhvillu kritere, kemi kategorizu komuna në bazë të numrit të infeksioneve”, tha Hoti për Klan Maqedonia.
“Nuk e kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, por në bazë të ligjit që kemi anti-Covid kemi ndërmarrë hapa të nevojshëm. Jemi duke përcjellë situatën. Në fund të kësaj jave bëhen dy javë të masave të reja dhe do të bëjmë një vlerësim të përgjithshëm të efektit të atyre masave për të konsideruar nëse duhet të shkojmë në masa që janë pak më ekstreme e që nuk janë të lehta realisht, por do të detyrohemi ndoshta të marrim masa më të ashpra”, tha Hoti.
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...