Google ADS

Hoti: Nuk mund të jem i qetë derisa familjet e të pagjeturve të din ku i kanë të dashurit e tyre

13:39 | 30 Gusht 2020
L G

Kryeministri  i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Ai, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora lulesh te Obelisku i personave të pagjetur.

Hoti tha se edhe 20 vjet pas luftës nuk mund të jemi të qetë pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

“Kjo për ne është plagë e hapur akoma dhe është tema më e ndjeshme edhe pas 20 vjetësh. Nuk është e tepërt ta them se kjo është tema kryesore në çfarëdo marrëveshje që arrihet për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Nuk mund të jem i qetë derisa familjet e të pagjeturve të din ku i kanë të dashurit e tyre”,  u shpreh Hoti.

Kryeministri Hoti u shpreh se tha se në takimin e 4 shtatorit në Uashington duhet  të shkohet si  koalicion i bashkuar./arbresh.info/

Të ngjashme