Hoti nuk është në dijeni nëse në Kosovë ka të prekur me variantin e ri i COVID-19

12:09 | 11 Janar 2021
Arbresh.info

Kryeministri në detyre, Avdullah Hoti, nuk është në dijeni nëse në Kosovë ka ndonjë të infektuar me variantin e ri të Covid-19, i cili tashmë ka goditur disa vende të botës.

Në pyetjen e bërë nga arbresh.info, nëse vendi ynë ka ndonjë të infektuar më variantin e ri të COVID-19. Duke anashkaluar këtë pyetje ai është përgjigjur rreth tubimeve që partitë politikë po i mbajnë në kohë të pandemisë.

Hoti ka thënë se po mundohet të i mbaj tubimet në distancës me maskë, derisa nuk ka theksuar se nuk ka informacion nëse është dënuar për mos respektim të masave ndonjë parti politike për këto dubime.

“Me aq sa keni parë unë po mundohem të mbaj maskë dhe distancë. Nuk kam ndonjë informacion nëse është gjobitur dikush nga partitë ose liderët politik shkaku i kos respektimit të masave në këto tubime”./arbresh.info/

 

IKSHPK kërkon respektim të masave kundër COVID-19 edhe gjatë tubimeve

 

Tubimet e partive politike, reagojnë gastronomët: Marre që mbi 10.000 punëtorë shkaku juaj janë largu nga puna

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme