Google ADS

Hoti: Njohja reciproke pa e cënuar integritetin territorial të Kosovës është shtylla e Kornizës për dialog

13:01 | 17 Qershor 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se koncensusi i brendshëm është i domosdoshëm në procesin e dialogut me Serbinë.

Hoti përmes një postimi në facebook ka shkruar se ka takuar edhe përfaqësues të shoqërisë civile në vazhdën e takimëve për prezantim të Kornizës për dialog, shkruan arbresh.info.

“Koncensusi i brendshëm shtetëror dhe shqëror është i domosdoshëm për arritjen e synimeve tona në procesin e dialogut me Serbinë! Për të arritur këtë koncensus, jemi të përkushtuar që të sigurojmë transparencë të plotë!
Në vazhdën e takimeve për prezantim të Kornizës për dialog që kam nisur javën e kaluar, sot takova edhe përfaqësues të shoqërisë civile, në një diskutim të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, të cilët i çmoj për kontributin dhe përkushtimin e vazhdueshëm që kanë treguar në këtë proces! Bashkëbisedimi i sotëm ishte shumë përmbajtësor, prandaj takime të këtij formati janë të domosdoshme edhe në të ardhmen!”, ka shkruar Hoti.

I pari i Qeverisë së kosovës ka shtyllat e Kornizës për dialog janë arritja e marrëveshjes që qon në njohje reciproke pa e cënuar integriteti territorial i Kosovës.

“Arritja e një marrëveshjeje që siguron normalizim të marrëdhënieve dhe çon drejt njohjes reciproket në mes të dy vendeve, pa u cënuar integriteti territorial i Kosovës, janë shtyllat e Kornizës për dialog të Qeverisë së Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Hoti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme