Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të hënën në Vushtrri se njerëzit e LDK-së nuk janë frikacakë, sepse ata i frikësohen vetëm ligjit dhe Zotit.
“Dikush nga oponentët tanë politikë thotë se këta të LDK-së janë frikacakë. E vetmja gjë që i frikësohen njerëzit e LDK-së janë ligji dhe Zoti. Fitorja jonë do të jetë më e madhja që është arritur ndonjëherë në Kosovë. Ju ftoj të bisedoni me çdo qytetar, t’u tregojmë kush jemi ne, çfarë përfaqësojmë ne. Lista jonë është përbërë me njerëzit më profesionalë”, ka thënë Hoti.
Ai ka thënë se më 11 qershor duhet të ndodhë një kthesë e madhe. “Ose të shkojmë në BE, të luftojmë krimin e organizuar, ose të vendosim të qëndrojmë kështu siç kemi qenë deri tash. Unë po e shoh që disponimi për ndryshim është shumë i madh, prandaj duhet të punojmë për ta bërë Kosovën ashtu siç e dëshirojnë qytetarët tanë. Jemi bërë të gjithë bashkë brezi i Republikës që ta çojmë vendin përpara, pasi që kemi bërë një plan të jashtëzakonshëm”, ka thënë kandidati për kryeministër.
“Ne nuk flasim për problemet e politikanëve, por për mënyrën se si t’i adresojmë problemet e qytetarëve, të të gjitha shtresave. Kemi takuar të rinjtë, gratë, bujqit, do t’i takojmë pensionistët e kështu me radhë. Kudo që kemi qenë, kemi marrë mbështetje të jashtëzakonshme. Po e shoh një mobilizim, i cili nuk ka qenë i tillë ndoshta që nga shkuarja e Presidentit Rugova. Njerëzit e kanë parë që ndryshimi vjen vetëm me këtë
koalicion të së djathtës”, ka thënë Hoti.
Kryetari i Degës së LDK-së në Vushtrri, Hysni Gërguri, ka thënë se Kosova meriton qeverisje të mirë, të pastër dhe me njerëz të pakorruptuar. “Këtë e ka dëshmuar qeverisja e LDK-së, e cila edhe përkundër sfidave të ndryshme, ka pasur rritje të mëdha, pa asnjë aferë korruptive dhe ka punuar vetëm në interes të qytetarit të Kosovës.
Meritat më të mëdha për këtë qeverisje i ka ministri aktual dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës, profesor Avdullah Hoti”, ka thënë Gërguri.
Ai ka shtuar se nuk është e rastësishme që ata e kanë bërë koalicionin e natës, sepse ata kanë punuar veç në terr, prandaj ne duhet të mobilizohemi, të shkojmë derë më derë, shtëpi më shtëpi, lagje më lagje dhe të punojmë për fitoren e madhe të 11 qershorit.
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...