Hoti: Një qeveri normale, e angazhuar për integrim euro-atlantik të Kosovës, nuk ia bën Kosovës këto dëme

18:49 | 17 Korrik 2023
Arbresh

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka renditur sanksionet si dhe ka përmendur mospjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Procesin e Berlinit, shkruan Arbresh.info.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se një qeveri normale, e angazhuar për integrim euro-atlantik të Kosovës, nuk ia bën Kosovës këto dëme, shkruan Arbresh.info.

“E përjetuam kohën kur: Kosova përjashtohet nga ushtrimet e përbashkëta me NATO-n, Kosovës i vendosen sanksione nga Bashkimi Evropian dhe  Kosova vendos vetë të mos merr pjesë në takimin lidhur me Procesin e Berlinit.”, shkruan deputeti opozitar.

“Një qeveri normale, e angazhuar për integrim euro-atlantik të Kosovës, nuk ia bën Kosovës këto dëme.”, përfundoi ai./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme