Kandidati i koalicionit LDK-AKR-Alternativa për kryeministër, Avdullah Hoti ka shprehur keqardhjen e tij pas sulmit të mbrëmshëm në koncertin e Ariana Grandes në Manchester Arena.
Hoti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se sulmi ndaj njerëzve të pafajshëm është sulm ndaj civilizimit dhe lirive themelore të mbarë njerëzimit, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Shpreh keqardhje dhe solidarizohem me popullin britanik pas sulmit të mbrëmshëm në një sallë koncertesh në Mançester, ku humbën jetën dhe u plagosën dhjetëra njerëz.
Kam besimin e plotë se Britania e Madhe si vatër e demokracisë do ta tejkalojë edhe këtë sfidë.
Sulmi ndaj njerëzve të pafajshëm është sulm ndaj civilizimit dhe lirive themelore të mbarë njerëzimit.
Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, popullit dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe Ambasadorit britanik në Prishtinë, shkëlqesisë së tij Ruary O’Connell.
Sinqerisht AH.
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...