Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se janë dyfishuar subvencionet për bujqësi.
Hoti, ka takuar disa vreshtarë dhe verëtarë në komunën e Rahovecit, ku ka shpalosur prioritetet e qeverisë për këtë kategori, raporton arbresh.info.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti, ka shkruar se nga 24 milionë, subvencionet për bujqësi janë rritur në 48 milionë.
“Nga 24 milionë, janë bërë 48 milionë euro për subvencione në bujqësi. Për vreshtat, subvencionet rriten nga 1 mijë në 2 mijë euro për hektarë, ndërkaq për litër të verës rriten nga 4 cent në 8 cent për litër”, ka shkruar Hoti./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Dyfishim i subvencioneve për bujqësi
Sot, në takim me disa nga vreshtarët dhe verëtarët e komunës së Rahovecit, kemi shpalosur prioritetet e Qeverisë në përballimin e situatës së shkaktuar nga pandemia COVID 19, për dyfishimin e subvencioneve në sektorin e bujqësisë dhe në disa fusha të tjera që ndikojnë në zhvillimin e këtyre sektorëve.
Nga 24 milionë, janë bërë 48 milionë euro për subvencione në bujqësi. Për vreshtat, subvencionet rriten nga 1 mijë në 2 mijë euro për hektarë, ndërkaq për litër të verës rriten nga 4 cent në 8 cent për liter.
#QeveriaHoti #PerBujqesi
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...